Image

Stomatologji Konservative

Mbushja e kurorës së dhëmbit është një procedure e cila përdoret për të zëvëndësuar strukturën dhëmbore të dëmtuar si rezultat i prishjes së dhëmbit, frakturës së tij ose dëmtimit nga faktorë të ndryshëm.

Image

Sedacion

Përdorimi i medikamenteve të caktuara nën kontrollin e mjekut anestezist, të cilat i japin pacientit një gjendje qetësie. Pacienti mund te jetë koshient ose jo.

Image

Endodonti

Devitalizim i dhëmbëve do të thote heqja e nervit në rastet kur pacienti ka dhëmbë shumë të prishur (karies) ose ka dhimbje gjatë kafshimit, entje apo dhimbje në zonën përreth dhëmbit, ndjeshmëri nga të ftohtat dhe të nxehtat gjithashtu nga traumat me ekspozim të nervit.

Image

Periodonti

Në rast të higjenës së dobët të dhëmbëve apo peshtymës shumë të mineralizuar, pllaka bakteriale akumulohet në siperfaqe të tyre dhe mbi të depozitohen kripërat minerale të cilat shkaktojnë ngurtësimin e saj.

Image

Pedodonti

Mbushjet e dhëmbëve të qumështit të realizohen me ngjyra të ndryshme për ta bere më argëtuese për pacientet e vegjël si dhe mbushje mbrojtëse që lëshojnë fluor (silantet) për parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

Image

Radiologjia

Grafia me e perdorur eshte grafia e vogel dixhitale (endorale) e cila nevojitet per te gjitha problemet me mbushjet, heqjen e nervit dhe infeksionet e dhembeve.